Boksieri bie pa ndienja në ring dhe ndërron jetë

0
Boksieri bie pa ndienja në ring dhe ndërron jetë
Gjigandi

Turqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi për botën e sportit. Boksieri turk, Musa Askan Yamak, ka humbur jetën pasi u rrëzua në ring gjatë një sfide të luajtur në fundjavë në Mynih.

36-vjeçari i cili ishte i pamposhtur në 75 ndeshje në karrierë, pësoi atak në zemër në raundin e tretë, duke mos mbijetuar dot.

Në duelin e zhvilluar kundër Hamza Wandera, turku nuk ia doli të zhvillojë raundin e tretë duke u rrëzuar në tokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor dhe dërgimi me urgjencë në spital nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot 36-vjeçarin. noa.al

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu