Arsenali shënon fitore me rezultat 2:1 kundër kampionit të ri të Anglisë, Liverpoolit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.
Në minutën e 20-të, Robertson asistoi për bukuri deri te Mane, i cili nga afërsia shënon për 0:1.
Vendasit reagojnë shumë shpejt dhe në minutën e 32-të, pas një gabimit të van Dijk, këtë e shfrytëzon për bukuri Lacazette, i cili e kalon portierin Alisson dhe e plason topin në rrjetë, 1:1.
Një minutë pa përfunduar pjesa e parë, sërish gabojnë mysafirët, veçmas portieri Alisson dhe Nelson nga afërsia shënon për 2:1.
Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, ndryshe reprezentues i Zvicrës, u paraqit standardë për Arsenalin, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë nëntë minuta pa përfunduar takimi. Xherdan Shaqiri u paraqit nga minuta e 83-të për Liverpoolin.
Pas javës së 36-të, Arsenal është në vend të nëntë me 53 pikë dhe Liverpooli është në krye të renditjss me 93 pikë.