Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy qytetarë nga komuna e Vushtrrisë, si pasojë e Covid-19.
Në bazë të njoftimit nga Komuna, vushtrriasja që vdiq dje nga koronavirusi ishe nënë e dëshmorit.
Ndërsa edhe sot një qytetar 60 vjeçar nga Vushtrria ka humbur jetën pasi ishte infektuar me koronavirus.
“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
2 bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19.
Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeqar.
Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.
Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit.
Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.
Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë”.