Vritet nusja e re që “iku me një tjetër” disa ditë pas martesës me mblesëri

0
Gjigandi

Një nuse adoleshente që u largua me një burrë tjetër dy ditë pas martesës së saj me mblesëri, është gjetur me kokë të prerë të dielën, thanë mediat iraniane.

19 vjeçarja ishte detyruar të martohej me kushëririn e saj 23 vjeçar, i cili sipas raportimeve e ka gjurmuar atë që prej largimit një vit më parë, për të kryer vrasjen me të cilën supozohet të “mbrojë nderin e tij”.
Mediat vendase thonin se burri ishte dorëzuar në stacionin e policisë në Abadan pas vrasjes, me thikën e krimit në dorë e duke thënë se kishte kryer aktin prej tradhëtisë së saj.
Trupin e saj me kokë të prerë vrasësi e kishte lënë pranë lumit Bahmanshir.
Në një deklaratë të policisë thuhej: “Një nuse e re u largua nga shtëpia me një burrë tjetër, dy ditë pas martesës së saj një vit më parë. Dhëndri i ri e kishte kërkuar gruan për një vit dhe e kishte gjetur në Mashhad. Ai iu afrua asaj me pretekstin se e kishte falur”.
Sipas ligjit iranian një burrë mund të vrasë gruan e tij pa pasur pasoja, nëse e kap me një burrë tjetër.
Khuzestan, vendi ku ngjarja ka ndodhur, njihet për plagën e të ashtuquajturave “vrasje nderi”, sipas kreut vendor të policisë Abbas Jafari Dolatabadi.
“Zakonet lokale lejojnë që të ndodhin këto vrasje, dhe autorët e këtyre vrasjeve nuk janë të kërkuar. Për fat të keq vrasjet e nderit po ndodhin në këtë provincë në mënyrë tragjike dhe familjet e viktimës zakonisht nuk kërkojnë dënim për vrasësit”, tha ai.
Autoritetet iraniane kanë aprovuar së fundmi një ligj që mbron vajzat minorene nga vrasje të tilla, pas rastit tragjik të Romina Ashrafi, 14-vjeçarja e vrarë muajin e kaluar nga babai i saj.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu