Mbyllen dyert e familjes Dakuçi në Xibër ku mbeten të vrarë tre persona pas një sherri për një gardh.
Katër ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Xibrën të moshuarit janë larguar nga fshati për t’u zhvendosur tek shtëpia e vajzës e cila është e martuar në një fshat pranë shtëpisë së tyre.
Ndërkohë që bashkëshortja e Sali Dakuçit autorit që vrau vëllain dhe nipin e më pas veten, është kthyer tek prindërit e saj.
Sherri mes vëllezërve Sali dhe Kujtim Dakuci kishte nisur për tre hunj gardhi, i cili agravoi më pas edhe me përdorimin e armës.
Dy familjet nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. 9 vite më parë ato kanë përfunduar në gjykatë për një gjel.