Vrasja mafioze e Bujar Çelës, shoqërohen në polici 6 persona nga 2 familje në Elbasan

0
Gjigandi

Policia e Elbasanit dhe Renea kanë ngritur postoblloqe në rrethrotullim e Brandasheshit. Kontrolli po bëhet në lidhje me vrasjen mafioze të Bujar Çelës, pasi dyshohet se autorët fshihen në këtë zonë.

Sipas burimeve nga ky aksion janë shoqëruar 6 persona nga dy familje, megjithatë ende nuk ka informacion zyrtar nga policia.

Në një hark kohor brenda 60 sekondash u ekzekutua mëngjesin e sotëm, teksa pinte kafenë, Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës (në kërkim për grabitjen e Rinasit më 9 prill 2019).

Tre persona të maskuar si policë kanë zbrazur rreth 20 plumba, të pa shqetësuar nga askush, ku një nga autorët ka qenë i armatosur me një pushkë dhe 2 të tjerët me pistoleta, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Çelës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu