Vrasja e civilëve në Bucha, reagon Rama: Duhet të nisë hetimi i pavarur i krimeve të tilla

0
Vrasja e civilëve në Bucha, reagon Rama: Duhet të nisë hetimi i pavarur i krimeve të tilla
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjeve makabre të civilëve në Bucha të Ukrainës, ngjarje të cilën e ka cilësuar si mizori.

Në një reagim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se pamjet janë tronditëse dhe duhet bërë gjithçka që të nisë hetimi i pavarur për krimet e tilla në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës janë tronditëse.

Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”,

shkruan kreu i qeverisë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu