Vrasja e Besnik Hidës në mes të Lushnjes, dyshohen rivalët e Aldo Bares – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Në Lushnje po lahen hesapet e vjetra. Vrasja në Lushnje lidhet drejtpërdrejt me atë të pasdites së 11 Tetorit të 2017-ës, kur një atentat me shënjestër Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, i mori jetën shokut të tij, Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.
Latifi është nipi i Besnik Hidës, ndërsa Hoxha kushëri i nipit të Bares. Më herët, në vitin 2016, një sherr për motive banale në një lokal në qytetin e Lushnjës, degjeneroi në përplasje fizike e më pas në armë. Të plagosur mbetën Sajmo Xhelili e Xhulio Shkurti. Kjo përplasje e asaj pasditeje, duket se nuk u kalua lehtë nga autori i krimit. Por kjo nuk mund të jetë e vetmja fije dyshimi se kush mund të jenë autorët. Përplasjet e “të mëdhenjve” në ’97-ën, po trashëgohet nga brezat e rinj.

8 vite më parë, Besnik Hidës iu bë një paralajmërim, por nuk konfirmohet të ketë lidhje me ngjarjen e sotme. Atij iu vu sasi eksplozivi, e më pas u kërcënua që të largohej nga Shqipëria. Hida denoncoi ngjarjen ne policinë e Lushnjës, por asgjë nuk u zbardh.
Por kush e donte të vdekur 35-vjeçarin?
Duke qenë daja i Zamir Latifit, i përfshirë në bandën e një prej më të fortëve të botës së krimit në vendin tonë, për kundërshtarët përbënte problem. Burime bëjnë me dije për Klan Plus se të vetmit të dyshuar si autorë të këtij atentati janë kundërshtarët e Aldo Bares, hakmarrja e të cilëve duket se nuk ka të ndalur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu