Vota e emigrantëve ka qenë një ndër çështjet më të diskutuara të reformës zgjedhore. Analisti Arjan Vasjari mendon se emigrantët duhet të kenë një numër përfaqësuesish në parlament duke qenë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit. Ai tha në “Real Story” në News24 se kjo çështje ka mbetur e pasqaruar.
Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi ka sqaruar se një emigrant mund të kandidojë si i pavarur dhe mund të zgjidhet më lehtë se një parti që ka një prag.
Bylykbashi: Shumica e kolegëve që ishim aty kemi një eksperiencë 15-20 vitesh me kodin zgjedhor. Ne gjykuam që zgjidhja më e mirë është kjo. Është një zgjidhje teknike.
Vasjari: Çështja e votimit të emigrantëve, ju keni zgjidhur çështjes e votës së emigrantëve por nuk kam dëgjuar të flitet për çështjen e elektoratit pasiv. Ka plot formula që tu japin mundësi dhe të zgjidhen.
Nuk më rezulton që është kjo këtu. Asnjë vend nuk e ka gjysmën e popullsisë jashtë vendit si ne. Nëse i fton ata që të shprehen përse nuk iu japim të drejtën të kenë përfaqësuesit e tyre.
Bylykbashi: Iu krijohet kjo mundësia. Një emigrant mund të kandidojë i pavarur në një qark dhe mund të jetë në parlament. Kandidati i pavarur në sistemin zgjedhor nuk ka prag zgjedhor. nëse një parti duhet të kapë 3%, një kandidat mjafton të bëjë ato 7-8 mijë vota dhe mund të zgjidhet.
Vasjari: Duke qenë gjysma e popullsisë jashtë, ne duhet t’u lëmë atyre një numër përfaqësuesish në parlament. Për mua është emergjente, duhet t’u kishim dhënë zgjidhje.