Vlore/ RENEA dhe FNSH “blindon” qytetin bregdetar, kontrollohen makina dhe banesa – lajmi fundit

0
Gjigandi

Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA kanë blinduar ditën e sotme qytetin e Vlorës, teksa po kryen një aksion të gjerë anti-drogë, që prej orëve të para të mëngjesit. Aksioni është shtrirë në të gjithë qytetin bregdetar, por është fokusuar më shumë në zonën e Skelës, ku siç shihet, forca të shumta policore kanë rrethuar zonën. Mësohet se deri më tani janë kontrolluar banesa dhe automjete të shumë personave, të cilët dyshohet se merren me trafik droge. Dyshohet që policia ka shoqëruar disa persona, por deri më tani nuk ka asnjë detaj rreth operacioni. Burime i thanë gazetarit Mehmeti se ditën e nesërme pritet të ketë një komunikatë nga policia lidhur me rezultatet e këtij aksioni. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu