“S’ka mundësi rivlerësimi, testi nuk ka asnjë gabim”/ Vrapi: Nëse do ketë arsye, do rishikojmë shpërndarjen e pikëve

0
Gjigandi

Në një konferencë për mediat, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi foli sa i takon provimit të shumëpërfolur të Maturës Shtetërore, saktësisht atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili u zhvillua ditën e djeshme.

Teksa sot, në protestën e mbajtur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, gjimnazistët kërkuan ndër të tjera rivlerësim të provimit, Vrapi deklaroi se nuk ka mundësi rivlerësimi sepse testi nuk ka asnjë gabim.
“Asnjë nga pyetjet nuk është jashtë programit orientues, i kemi verifikuar para se provimi të hartohej. Mënyra se si ndërtohen teste kanë një metodologji të mirëpërcaktuar, nuk janë teste që bëhen brenda natës, punohen nga grupe specialistësh, mësues me shumë përvojë, te certifikuar, të cilët janë autoritet në fushën e tyre. Një nga veçoritë e këtij procesi është ndërtimi i vështirësisë. Teza kalon në dy duar, specialistët mbajnë përgjegjësi për pjesën shkencore.”
A ishin pyetjet me alternativa, forma më e mirë e testimit?
“Ne e kemi sqaruar, pse ndryshoi formatin, një nga arsyet ishte çështja e korrigjimit, korrigjimi realizohet nga grupe mësuesish. Në kohë pandemie, një nga detajet qe ministria mori parasysh ishte shëndeti i njerëzve që do të merren me procesin e korrigjimit. Pyetjet me alternativa nuk janë pyetjet më të mira të mundshme, pasi nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Dua të bëj me dijeni se në përfundim të kkorrigjimit, shikojmë shpërndarjen e pikëve, kurba e shpërndarjes, nëse vëmë re se është e spostuar, rishikojmë dhe njëherë, bëjmë normalizimin e turmës. Nëse do ketë një arsye për të rishikuar shpërndarjen e pikëve, patjetër që do ta bëjmë në të mirë të tyre sepse ende nuk ka përfunduar procesi…”
A do ketë mundësi rivlerësimi?
“Testi nuk ka asnjë gabim shkencor, asnjë pyetje që duhet ta heqim.”
Përse nuk ka dalë ende çelësi i përgjigjeve?
“Këtë vit ne e ndryshuam paksa këtë procedurë për shkak se janë katër variante testesh, nëse ne do shpallim variantet maturantët nuk e dinë se në cilin variant ishin dhe do të konfuzohen. Pas datës 18 do të jetë shpallja e rezultateve, në krah të emrit edhe varianti që kanë patur. Atëherë do shpallim dhe skemën e vlerësimit.
Kërkesave të maturantëve çfarë përgjigje do t’u jepni?
“Për sistemin e pikëve do bëhet analiza në fund të daljes së të gjitha rezultateve, për të gjitha nivelet. Për rishikimin e testit nuk shoh asnjë arsye. I gjithë ekipi thotë që teksti nuk ka asnjë lloj problemi. Nuk mund të ndjek rrjetet sociale, nuk i ndjek fare me akuza të cilat janë thjesht në këto rrjete.”
 
 
 
 

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu