Vllaznia mposht Kukësin dhe i vë kurorën e titullit Tiranës, Partizani jashtë Europës

0
Gjigandi

Tirana është zyrtarisht kampione e Shqipërisë për herë të 25-të në histori. Kurorën e mbretëreshës së Superiores për këtë sezon ia vendosi Vllaznia me fitoren 1-0 në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, që me këtë disfatë shkon -7 pikë nga kryeqytetasit, diferencë e parikuperueshmë në dy javët e fundit.

Për ironi të fatit, “dhurata” Tiranës i erdhi nga kuqeblutë, që pak vite më parë e detyruar të provonte “ferrin” në Kategorinë e Parë.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, kuqeblutë e kërkuan me forcë fitoren, duke dominuar me raste që në pjesën e parë, kur pas një pretendimi për 11-metërsh nga Gilman Lika, Sidorenkos ia mohoi golin Avdyli.

Kuqeblutë ngulmuan me dëshirë dhe grintë edhe në pjesën e dytë, por goli do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes me autor Adilin, që e detyroi Kukësin ta niste edhe një herë topin nga qendra. Një fitore që i jep një fije shpresë Vllaznisë për të shmangur play out-in, por nga ana tjetër kurorëzon Tiranën kampione të vendin, që tashmë do të jetë e fokusuar të finalja e Kupës së Shqipërisë, me dëshirën e madhe për të bërë “bis” në këtë 100-vjetor të themelimit të saj.

Përfundoi pa gola sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Partizanit, një duel i drejtpërdrejtë për zonën europiane, me rezultatin përfundimtar që gëzoi “Djemtë e Detit”, që me një fitore të mundshme javën e ardhshme blindojnë vendin e katërt.

RonaTyra

Bëri gjithçka Partizani për ta fituar ndeshje, pati pretendime edhe për penallti, por sulmuesit e të kuqve, veçanërisht Brown, nuk pati grintën e duhur në finalizimin e aksioneve.

Rasti më i mirë për Teutën ishte ai i minutës së 39-të, kur goditja me kokë e Kapllanit u largua në vijën fatale nga Alban Hoxha. Me këtë barazim Partizani është prakrtikisht jashtë zonës europiane, madje i duhet ende një pikë për të shmangur play out-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu