Vjedhja e Range Rover-it në plazhin e Velipojës, policia ndalon 23-vjeçarin

0
Gjigandi

Është zbardhur dhe dokumentuar vjedhja e një mjeti luksoz në plazhin e Velipojës.

Mësohet se është bërë ndalimi i shtetasit A. P., 23 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu