Video/ Grupi “Zëri i Bilbilit” thur këngë kryeministrit, harrojnë Mirela Kumbaron, Rama acarohet kërkon Tërmetin

0
21
Gjigandi

Tre janë emrat që ja bënë,
Këtë dhuratë labërisë,
Damiani edhe Balluku,
Dhe kreu i qeverisë.

Këto janë disa nga vargjet e këngës labe që Grupi “Zëri i Bilbilit” thuri për kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij, në ditën e inagurimit të Tunelit të Skërficës dhe rrugës Kardhiq-Delvinë. Ashtu siç ishte premtuar, u hap sot më 2 korrik,

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Tunelit të Skërficës kanë qenë ministrat Balluku, Gjiknuri, Kumbaro, vetë kryeministri Edi Rama, kryetarët e bashkive të jugut, prefekti i Vlorës dhe zyrtarë të tjerë të Ministrive dhe Autoritetit Rrugor.

Vargjet me lavde për Ramën dhe ministrat, për këtë vepër të rëndësishme të jugut duket se u kanë pëlqyer dhe vetë atyre, pasi gjithë kohën janë parë të qeshur. Edhe marrësi i këngës labe duket se u ka paraprirë atyre do ta “gjykojnë” për vargjet.

Mbaso do meren me grupin,
Që e mburrëm qeverinë,
Kush punon për këtë truall

Sakaq në këngë përfshihej Ministrja Balluku, Gjiknuri dhe Rama ndërsa Kumbaro dhe Denaj nuk ishte pjesë e këngës. Teksa në një moment kur të gjithë po shijonin këngën labe, Rama u kujtua për kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi, dhe i mërzitur po e kërkonte për të dal në ballë pasi e thirrën dhe erdhi krye bashkiaku dhe po mbante iso.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu