Tentuan të grabisnin gjatë natës dyqanin në Elbasan, arrestohen dy persona

0
Gjigandi

Një biznes në aksin Elbasan-Peqin është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Burime për median bëjnë me dije se kanë qenë pronarët të cilët kanë konstatuar grabitësit nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilët kanë njoftuar policinë. Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar si dhe kanë qenë të pajisur me mjete të cilat shërbejnë për të hapur dyert. Ndërkohë nga verifikimet rezulton se nuk është vjedhur asnjë send në dyqan.

Autorët janë shoqëruar në polici, ndërsa u janë sekuestruar sendet që kishin me vetë.

Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu