Disa rekomandime dashamirëse për foltoristët e 7 Korrikut

0
Gjigandi

Nga Habijon Hasani

Duke qenë se është shtuar doza e mbështetëseve të Foltores që hedhin rromuze ndaj atyre që nuk besojnë te 7 Korriku apo dhe ironizojnë 7 Korrikun; e mira do ishte të mbanin parasysh disa të vërteta elementare:

a) Ju nuk mund të bëni dot dikë me faj apo ta paraqisni si mbështetës të Edi Ramës, vetëm e vetëm pse tjetri nuk beson dot te nusërimi i tretë i Prof.Dr.Sali Berishës. Më bëni dhe njëherë nuse të nusëroj thotë dhe populli, kurse Berisha po thotë më bëni dhe dy herë tjera nuse të nusëroj.

b) Ju nuk mund të bëni dot dikë me faj apo ta paraqisni si mbështetës të Edi Ramës, vetëm e vetëm pse tjetri mendon se Berisha ka shpërdoruar dy herë mundësitë e veta, gjasat janë që t’i shpërdorojë dhe heren e tretë, aritmetika dhe logjika është në favor të atyre që janë skeptikë me 7 Korrikun.

c) Çdo njeri normal do ishte skeptik dhe mosbesues ndaj një lideri që jo vetëm po kërkon të nusërojë për herë të tretë; por po e kërkon këtë gjë nga rrethanat përjashtuese dhe ndëshkuese të SHBA-ve. Ndoshta ju triumfoni, ku i dihet, por gjasat janë që do thyheni; këto jane gjasa logjike, ndaj dhe nuk mund të ndëshkoni dikë që ndjek fillin logjik dhe refuzon të ndjekë nusërimin e tretë të Doktorit.

RonaTyra

d) Deri më sot keni arritur të mundni me vota vetëm Lulzim Bashën dhe grupin e tij, keni arritur të frenoni vetëm inkursionin amerikan brenda PD-së; por nuk ka asnjë të dhënë logjike që me këtë opozitë të përçarë; me amerikanët kundër dhe me një Edi Ramë ekstra të organizuar ju të mundeni të bindni shqiptarët për të ardhur në pushtet.

e) Betejën nuk e keni me skeptikët; por me veten. Ështe detyra juaj të bindni nje masë të madhe njerëzish normalë që mendojnë se nuk ja vlen fare të marrësh mundimin për të rrëzuar Edi Ramën për të sjellë në pushtet Doktor Berishën dhe për të bërë sërish Rrahman Selmanllarin biznesmenin më të suksesshem të vendit. Ështe problemi juaj ky dhe jo i atyre që me të drejtë nuk ju besojnë.

f) E fundit. Përpiquni të mos atakoni ata që nuk mendojnë si ju; pasi jo të gjithë ata që s’mendojnë si ju janë me Ramën. Ka plot profesionistë të lirë që nuk e qethin hiç as për Ramën as për Metën dhe sigurisht as për Doktorin me Lulin. Ka plot profesionistë të lirë që dinë të mbijetojnë nga kontrata personale dhe jo nga kontrata partiake; ka plot profesionistë të lirë që bashkëpunojnë me partitë me kushte te qarta dhe nuk bëhen levë e askujt; e as nuk kanë nevojë fare për thërrimet e partive, sepse siç e dini, dynjaja është globalizuar; e ndodh gjithnjë e me shpesh që individë e profesionistë pa ndonjë famë kushedi kanë kontakte në konjuktura ndërkombëtare që Rama; Meta e Doktori nuk i shohin dot as me teleskop.

Pra ka një kategori profesionistësh qa as u rruhet … fare për ju; që ju shohin juve më pak të rëndësishëm se një koncert i Metallica apo edhe i Mile Kitic.

Përpiquni t’i bëni për vete këta njerëz; t’i bindni me ofertën tuaj serioze dhe të arsyetuar; sepse përndryshe do mbeteni kështu siç jeni sot; lumpen, llum pa busull dhe të dëshpëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu