Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas vendimit të dhënë një ditë më parë nga gjykata, ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Në një prononcim shkurt për ‘News24’, prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, thanë se si një detyrim ligjor. do të apelojnë vendimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.
Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.
Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.