Policia greke u prish pazarin e drogës, shqiptarëve me bullgarët: 6 arrestime – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia greke ka goditur një grup shqiptaro-bullgar të trafikut të drogës dhe ka kapur 42 kg heroinë. 2 shqiptarë dhe 4 bullgarë u arrestuan në parkingun e një dyqani të njohur lojërash në afërsi të Portit të Selanikut.
4 bullgarët hynë pak ditë më parë në Greqi me 81 pako heroinë me nga 520 gramë secila. Ata lanë takim me 2 shqiptarët në parkingun që ndodhet në Selanik.

Policia greke ndërhyri dhe u sekuestroi 42 kg e 120 gram heroinë, që do të dërgohej prej tyre në Athinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu