Vendimi për Tahirin, mediat e huaja: Dënua bashkëpunëtori i Ramës – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Gjykata e Krimeve të Rëndë ka dhënë mbrëmjen e së enjtes vendimin për ish ministrin e Brendëshëm Saimir Tahiri, duke i dhënë 5 vite burg, I cili u konvertua dhe kaloi në shërbim prove për 3.4 vite.
Vendimi i bërë publik nga treshja e gjyqtarëve në orët e mbrëmjes, nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat ndërkombëtar.

Në shkrimet e tyre disa nga mediat ndërkombëtare shkruajnë se një gjykatë shqiptare e ka liruar nga akuzat për trafik droge ish ministrin Saimir Tahiri transmeton Vizion Plus.
Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës agjencia e lajmeve Reuters shkruan se një gjykatë shqiptare e ka shpallur fajtor ish-ministrin Tahiri.
“Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë”.
Për vendimin e Krimeve të Rënda për Tahirin kanë shkruar dhe media të tjera si Ansa, Euronews, BalkanInsight, Blic, etj, transmeton Vizion Plus.
Në shkrimin e tij Euroneës shkruan se ligjvënësit socialistë në pushtet refuzuan thirrjet për të hequr imunitetin e Saimir Tahirit vitin e kaluar dhe per tja dorezuar drejtesise, por ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit në muajin maj pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte të anëtarësohej ne BE.
Gjithashtu BalkanInsight shkruan se gjykata i ka dhënë ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit burg të pezulluar për shpërdorim detyre.
“Gjykata i jep ish-ministrit të Brendshëm një dënim me burg të pezulluar për shpërdorim detyre, por e konsideron atë jo fajtor për akuzat më të rënda për trafik droge, në një aktgjykim që partia kryesore e opozitës e quajti “të turpshem”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu