Veliaj paralajmëron kompanitë e tranportit publik: Nisni punën ose…

0
Gjigandi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për ngërçin e krijuar me transportin publik. Veliaj deklaroi sot se nëse kompanitë e transportit urban nuk do nisnin shërbimin, Bashkia do u heqë licencat.

“Bashkia e Tiranës i ka plotësuar të gjitha kërkesat e kompanive të autobusëve. Mund të vazhdojnë debatet me ministrinë, edhe unë dua të vazhdoj një diskutim me ministrinë sepse duhen subvencionuar studentët, duhen subvencionuar personat me aftësi të kufizuara, duhen subvencionuar veteranët.

Por, ky diskutim mund të vazhdojë fare mirë duke nisur punë. Unë do të jem avokati i tyre, por në momentin kur ata thonë: ‘O të gjitha, o rashë e vdiqa’, ju garantoj se disa kompani do humbasin licencën e transportit në Bashkinë e Tiranës”, u shpreh ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu