Opozita e akuzoi për grup të strukturuar kriminal, Rama paralajmëron padi në gjykatë

0
Opozita e akuzoi për grup të strukturuar kriminal, Rama paralajmëron padi në gjykatë
Gjigandi

Pas dëshmisë prej 10 orësh përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, në dalje nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se do të ngre padi për opozitën, e konkretisht për deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Sipas Ramës, shkak janë akuzat e demokratëve për grup të strukturuar kriminal për inceneratorët.

“Çështjen e grupit të strukturuar kriminal do ta trajtojmë në gjykatën përkatëse. Për fat të keq e kemi bërë si një vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Më vjen keq por do më duhet ta bëj prapë, është shumë e rëndë por nuk ndodh në asnjë vend që një politikan, një parti politike të angazhohet me publikun për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Por jo përpara se sa të bëhet i gjithë hetimi. Jo i komisionit, se ky s’është hetim, por hetimi i SPAK, atëherë sigurisht që do shkojmë në gjykatë. Muaj të tërë rrokanis kokën, u vodhën, ku janë”

, ka thënë Rama.

Kryeministri përsëriti qëndrimin që mbajti edhe në komision lidhur me akuzën për vjedhjen e 430 milionë euro, duke thënë se kjo çështje u sqarua.

RonaTyra

“Ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, dhe kush ka sy le të shohë, kush ka veshë të dëgjojë. 430 milionë euro nuk ekziston. Bëhet fjalë për një shumë që është deri në vitin 2047. Nuk është se është sot në arkën e shtetit apo ka dalë nga arka e shtetit dhe u krijua një narrativë shumë e ulët në të gjitha aspektet që kishte nevojë për t’u zbardhur. Më në fund fare u pranua nga zonja Tabaku që nuk mund të koncesiononi të ardhmen, pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës time politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur. Përsa i takon hetimit nga SPAK, dyshimeve dhe akuzës për korrupsion ajo është një linjë tjetër komplet që ka të bëjë me përgjegjësi individuale që kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë ka hyrë në një marrëdhënëie korruptive. Nuk mund të jetohet në një vend të kthyer në ferr nga reciprociteti i akuzave gjithë të hajdutë, të gjithë kriminelë. Prandaj po i ndajmë gjërat, do kërkojë kohën e vetë. Ky vend nuk ka pasur drejtësi kurrë. S’ka pasur kurrë një destinacion ku në gjykata të jepet drejtësi. Këto janë hapat e parë, është një prapambetje shumë e thellë. Kërkon kurajo për të bërë reformën dhe kurajën e patëm ne, kërkon vendosmëri, kërkon durim, kërkon të shtrëngosh dhëmbët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu