Vedat Muriqi në qendër të kritikave – ja çka shkruajnë mediat turke

0
Gjigandi

Mediat turke nuk janë përmbajtur në kritika të ashpra ndaj sulmuesit kosovar të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, i cili i ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshjet e fundit, duke e akuzuar se në pjesën e dytë të sezonit nuk po e tregon formën e lartë si në pjesën e parë.

Fenerbahce u mposht 2:0 nga Kasimpasa në fundjavë, që nënkupton shpresat për titull apo kualifikim në Ligën e Kampionëve i janë shuar tashmë.

Gjiganti turk po kalon nëpër vështirësi të mëdha, pasi e ka fituar vetëm njërën nga pesë ndeshjet e fundit, duke u mposhtur dy herë, dhe tani ngel në pozitën e shtatë me 13 pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe shtatë pikë larg Ligës së Evropës, pesë javë para përfundimit të kampionatit.

Për më tepër, forma e Fenerit në udhëtim ka qenë e tmerrshme dhe ka ndikuar direkt në renditjen tabelore në Superligën e Turqisë. Nuk di për fitore si mysafire që prej janarit, ndërsa edhe nuk ka shënuar gol në dy ndeshjet e fundit.

Për këtë, mediat turke e fajësojnë edhe sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili e ngriti standardin me paraqitjet e tij mbresëlënëse në pjesën e parë të sezonit në ligën elitare turke.

RonaTyra

Në nëntë ndeshjet e fundit në ligë, 25-vjeçari i ka shënuar vetëm dy gola, njërën prej të cilave nga penalltia.

Këto shifra janë zhgënjyese për kosovarin, nëse i shikojmë statistikat e tij në fillim të sezoni. Në 19 ndeshjet e para, Muriqi i kishte shënuar plot 12 gola.

Muriqi ka qenë vazhdimisht i përfolur në tregun e futbollistëve që prej janarit, si njëri prej sulmuesve më të kërkuar, me Tottenhamin e Jose Mourinhos dhe Lazion në Serie A si ky klubet më të interesuara për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu