“Vazhdon të jetë një rrënojë e madhe”/ Pampuri nga Thumana: Rama bën vetëm show

0
Gjigandi

Nga Thumana, e goditur keqas prej tërmetit të 26 nëntorit, ish-deputetja Orjola Pampuri ka deklaruar se Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe dhe se Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.

“Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund. Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët. Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.
Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani. Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm show dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë”, u shpreh Pampuri.
Më tej shtoi:
“Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë show-t propagandistik. Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.
Nuk ka se si Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat. Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.”

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu