Treguesi i besimit ekonomik në Shqipëri ra me 1 pikë përqindje në 102.2 në muajin prill, duke vazhduar trendin rënës që nga nga fillimi i vitit.
Treguesi i besimit në ekonomi në muajin prill është ndikuar nga rënia e besimit në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë, shprehet Banka e Shqipërisë në një vrojtim mujor.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 1.4 pikë përqindjeje në muajin prill krahasuar me marsin, ndërsa treguesi i besimit të shërbimeve ra 2.9 pikë përqindjeje.
Në anën tjetër, treguesi i besimit në tregti ra me 2.9 pikë përqindjeje në muajin prill, në krahasim me një muaj më parë.
Ndërkohë, treguesi i besimit të konsumatorit u rrit me 1.7 pikë përqindjeje, ndërsa treguesi i besimit të ndërtimit u rrit me 1.8 pikë përqindjeje në muajin prill, krahasuar me një muaj më parë.
Banka e Shqipërisë po kryen anketat e bizneseve dhe konsumatorëve që nga viti 2002. Duke filluar nga maji 2021, frekuenca e vrojtimit u ndryshua nga tremujore në mujore.
/abc24.al/