Grabitet me armë banka në Koplik, arratisen hajdutët

0
Grabitet me armë banka në Koplik, arratisen hajdutët
Gjigandi

Mesditën e sotme persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një bankë të nivelit të dytë në Koplik.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kanë qenë tre persona që kanë kryer grabitjen dhe janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Volkswagen”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje sapo është njoftuar nga punonjësit e bankës. Ende nuk informacion se sa ka qenë shuma e grabitur.

Ndërkohë, në dalje të Koplikut në drejtim të Bajzës është gjetur një automjet i djegur me të cilën dyshohet se është kryer grabitja e bankës.

Më pas autorët kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar. /Euronews Albania/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu