Ardit Gjebrea kujton me dhimbje ndarjen nga jeta të mamasë, “Çfarë nuk do jepja t’i puthja duart vetëm një herë”

0
Gjigandi

Ardit Gjebrea ka rikujtuar sot nënën e tij, e cila u nda nga jeta më 4 gusht 2018.

Moderator i njohur i ka drejtuar disa fjalë vërtet prekëse për nënën e tij me anë të një poshtimi në profilin e tij në Instagram.

“E keni parasysh kur ju rrëmben rutina e harroni çfarë është e shtrenjtë dhe vlen në jetë? Kaloni ditë pa marrë ne telefon apo pa përqafuar prindërit, pa u thënë sa i doni. Kam 4 vite pa të dhe çfarë nuk do jepja t’i puthja duart vetëm një herë, të ndjeja erën e saj, t’i thoja që e doja aq shumë sa asgjë në botë nuk e zëvendëson dot dashurinë e saj pa kushte.

Ndaj, merrni telefonin dhe pyeteni nënën tuaj si është, tregojini dashurinë tuaj, e nëse e keni pranë, pa i thënë gjë, ndjejani aromën, se një ditë do ju mungojë… po shumë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu