Vazhdojnë trazirat në Kili, zgjatet gjendja emergjente

0
Gjigandi

Protestat e dhunshme kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes së kaluar në Kili, pavarësisht vendimit të presidentit për ta anuluar rritjen e çmimit të transportit hekurudhor, e cila ka qenë arsye për nisjen e kryengritjes.

Zyrtarët në kryeqytetin e Kilit, Santiago, thanë se tre persona kanë vdekur nga zjarri në dy dyqane në orët e hershme të ditës së diel. Pesë njerëz të tjerë u gjetën më vonë të vdekur në dyshemenë e një depoje.

Së paku dy kompani ajrore i kanë anuluar fluturimet drejt kryeqytetit, duke bërë që 1400 udhëtarë të mbesin pa udhëtuar të dielën dhe të hënën.

“Jemi në luftë me një armik të fuqishëm dhe të pamëshirshëm, i cili nuk respekton askënd e asgjë dhe që është i gatshëm t’i përdorë dhunën e krimin pa ndonjë kufi”, tha presidenti Sebastian Pinera të dielën gjatë një fjalimi të mbajtur në selinë qendrore të ushtrisë.

Pinera, i cili ka shërbyer në këtë post edhe në periudhën 2010-2014, para se të bëhej president përsëri në mars të vitit 2018, është duke u përballur me krizën më të rëndë të mandatit të dytë.

RonaTyra

Autoritetet i kanë angazhuar mbi 10 mijë policë e ushtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa gjendja emergjente dhe ora policore vazhdojnë të mbesin në fuqi në gjashtë qytete. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu