Vata: Shqiptarët janë ndjerë krenarë për atë që bëra ndaj Kahn

0
Gjigandi

Fatmir Vata ka luajtur për shumë ndeshje me Komëbtaren, teksa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për atë episod të bërë ndaj Olivier Kahn në ndeshjen mes Arminia Bielefel dhe Bajern. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Vata është shprehur se për atë episod ka bërë krenarë shumë shqiptarë.

“Këtu në Gjermani kemi qenë më të lirë, por duke mbajtur distancë. Kemi bërë stërvitje, por vetëm 2 veta. Jemi shumë të lumtur për rikthimin e kampionatit në Gjermani, pasi është një nga ligat e mëdha që do të rinisë kampionatin. Edhe këtu ka pasur ankesa, duke thënë pse futbolli duhet të rinisë. Këtu njerëzit mezi po e presin futbollin.

Epsiodi me Kahn? Shumë shqiptarë janë ndjerë shumë krenarë për këtë që unë bëra. Në 2005 u bë fotografia më e goditur për aspektin sportiv. Unë lashë topin dhe po dëgjoja të gjithë stadiumin që bërtisnin, ktheva kokën dhe pashë që erdhi ai fytyrë më fytyrë me mua dhe fotografi e kishte kapur këtë. Mua këtë ma kanë dërguar më vonë, por tani e shikoj se ka qenë një fotografi të veçantë.

Kombëtarja? Po ta marrim si emra ishim ekip më i mirë. Mendoj se me një trajner si De Biasi edhe ne do kishim arritur suksese të mëdha. Kombëtarja e 2000 mendoj se ka qenë më e fortë në emra. Ndeshjen e parë debutuese e kam luajtur me Greqinë në miqësore. Kisha keqkuptim me Brigelin dhe u largova na Kombëtarja. Kisha një mosmarrëveshje që ishte e kotë, por edhe që ngula këmbë nuk ishte e mirë dhe dola unë i humbur.

Do kisha shumë dëshirë që lojtarët e Kombëtares së sotme të japin maksimumin në fushë, kur të vishet fanella e kombëtares të jepet maksimumi i maksimumit.

RonaTyra

Bundesliga? Kroatët thonin ti kape trenin e fundit. Të vish në Gjermani dhe të bësh karrierë në moshë 29-vjeçare dhe luajta deri në moshën 39-vjeçari. Ishte e vështirë por ia dola.

Unë i kam bërë të gjitha licencat për trajner në Shqipëri, që më 2015 kam licencën për nivelin maksimal. Tani merrem si trajner i shkollës së futbollit, për Hanover.

Ndeshja e Leverkusenit? Me Klosen jam mik shumë i mirë, kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të. Shqipëria i solli fat Kloses sepse shënoi gol në debutim dhe u bë golashënuesi më i mirë. Me Zhegën unë mora një goditje në stomak dhe mbeta pa frymë dhe në pësuam golin për 1-1 dhe më ka ngelur peng. Ishim të pafat në atë ndeshje, ku luajtëm shumë mirë, dhe na i bënë golin në 88’. Ishte gjynah që ne humbëm me Gjermaninë në atë ndeshje.

Rashica? Unë i thashë Lalës që Rashica do bënte mirë ne Gjermani, pasi i ka aftësitë që duhen në këtë kampionat. Shpresoj që të luajë në Angli, pasi mendoj se është destinacioni më i mirë, dhe mund të bënte shumë mirë atje.”, u shpreh Fatmir Vata për “Supersport”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu