Në “Tempora”, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili tha se dosjet e Ramës, do të denoncohen në prokurori.
Vasili: Ne kemi një angazhim, që dosjet e Ramës, të përgatitura me kujdes dhe të denoncuara në prokurori, do të vazhdojmë ta pasurojmë. Ne nuk japim drejtësi, e jep gjykata. Dosjen do ta lëmë në dyert e prokurorisë.
Unë si kryetar i LSI-së padita dy herë Ramën sepse u tha policisë që të hiqnin kapelet dhe të sillnin vota për PS-në. Unë si politikan pres nga drejtësia, por ajo e fali se Rama kërkoi falje ne facebook. Unë prisja një reagim të madh mediatik.