Valon Berisha është shumë afër marrëveshjes me Reims.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, që aktualisht është pjesë e skuadrës së Lazio, pritet të kalojë në Ligue 1.
Sipas raportimeve të prestigjiozes franceze ‘L’Equipe’, Berisha pritet t’i bashkohet Reims,.
Ky transferim pritet të kompletohet për rreth 5 milionë euro, sa thuhet të jetë vlera e kartonit të kosovarit.
Marrëveshja thuhet se do të mbyllet gjatë javës.
Kujtojmë se te skuadra e Reims aktivizohet edhe kosovari tjetër, Arbër Zeneli.