Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

0
Gjigandi

Një 28-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

I akuzuari është personi me inicialet O. B, ndërsa është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 2.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

RonaTyra

Arrestohen në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.B., 28 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•M.P., 31 vjeç, pasi në rrugën “Papa Gjon Pali”, është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

•S.L., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme aksidentoi fëmijen e mitur me iniciale A.S., 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•V.M., 47 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit së policisë për të bërë testin e alkolit, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu