Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se FA ka zbritur në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet. “Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zbarkuar në terren për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga reshjet e mbrëmjes së djeshme. Trupat dhe mjetet e specializuara të Batalionit të Mbështetjes Rajonale po nxjerrin ujin nga banesat dhe bizneset në Valias të Kamzës, ndërkohë që qindra trupa janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast” shkruan ministrja.
The post Ushtria në terren, ministrja: Po nxjerrin ujin nga banesat dhe bizneset appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.