Moti i keq/ Vonesa dhe anulime fluturimesh në Rinas – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Moti i keq me shi e vetëtima gjatë natës së mbrëmshme ka shkaktuar probleme në vend, si me përmbytjen e disa shkollave, ashtu dhe me bllokimin e përkohshëm të disa rrugëve, e dëme të tjera materiale.

Moti ka prekur dhe fluturimet ajrore. Sipas burimeve nga Aeroporti i Rinasit ka pasur vonesa pikërisht për këtë arsye.
Në faqen e internetit thuhet se Lufthansa ka anuluar fluturimin nga Frankfurti drejt Tiranës, që ishte parashikuar sot në orën 1:00 të drekës. Ndërsa Austrian Airlines, që duhet të mbërrinte mbrëmë, ka arritur vetëm sot në mëngjes.
Edhe linjat që vijnë nga Italia janë devijuar rrugës, në pritje të qetësimit të motit.
TIA: Do të ketë mbulim kujdesi për pasagjerët e Adria Airways
Ndërsa linjat e tjera kanë pasur vonesa e anulime për shkak të motit të keq, nuk ka ndodhur e njëjta gjë për Adria Airways. Operatori ka njoftuar se është në vështirësi financiare dhe se ka ndërprerë përkohësisht fluturimet për datat 24-25 Shtator 2019, në të gjitha bazat e saj (Lubjanë, Prishtinë, Tiranë).
Nga Tirana, ditën e sotme është anuluar fluturimi drejt Frankfurtit në orën 12:20 dhe ai drejt Lubjanës në 14:35. Nga Frankfurti në Tiranë është anuluar fluturimi i orës 11:35 dhe nga Lubjana në Tiranë ai i orës 13.45.
Burime zyrtare nga Tirana International Airport (TIA) thanë se nga aeroporti do të ketë mbulim kujdesi për pasagjerët që planifikonin të udhëtonin përmes Adria Airways. Ky mbulim nënkupton që të sigurohet akomodim për pasagjerët që kanë mbetur në rrugë, ose të gjendet transporti përmes linjave të tjera, teksa Adria Airways është anëtare e Star Alliance.
Burime nga TIA thanë se pasagjerët e Adria janë kaluar në fluturime të tjera, kryesisht përmes AlItalia, Lufthansa, Austrian Airlines.
Adria tha ndërkohë se po punon për gjetjen e një zgjidhjeje, në bashkëpunim me investitorë të mundshëm, në mënyrë që Adria Airways të fluturojë përsëri dhe që ndërprerja e operimeve të jetë me të vërtetë e përkohshme.” .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu