Pas tre muajve nga pandemia, Ukraina do të lejojë tifozët në stadium. Ky lajm është konfimuar nga një zyrtar i lartë ukrainas.
Presidenti i federatës ukrainase të futbollit, Andri Pavelko konfirmoi se ministri i shëndetësisë ka aprovuar lejimin e tifozëve në stadiume në një ndeshje testuese.
Stadiumi do mbushet vetëm në masën 25 % të tij, dhe nëse testi shkon mirë do shkojë deri në 50 % të kapacitetit.
Kampionati ukrainas i futbollit u rikthye në 30 maj pas ndalesës nga pandemia, por pa spektatorë.