Edhe pse pandemia ka mbyllur kufijtë në Shqipëri nuk mungojnë të huajt. Në plazhet e Orikumit po kalojnë disa ditë pushime dy turiste gjermanë. Mbyllja e kufijve në mars i izoloi në gjermani por jeta e tyre është në Greqi atje ku punojnë prej vitesh.
“Kemi përshkuar Austrinë , Slloveninë, kaluam një natë në Kroaci, Bosnje, Mal të Zi dhe tashmë jemi në Shqipëri i cili është një vend i bukur, por nuk po jemi të qetë pasi mësuam që kufiri me Greqinë është ende i mbyllur. Nuk e dimë ç’na pret.”
Rruga për në shtëpi po zgjat më shumë nga ç’kishin menduar e megjithatë turistët e rastësishëm nuk pendohen.
“Ne nuk zgjodhëm Bullgarinë për tu kthyer në Greqi, pasi gjithmonë kemi dashur ta shikojmë Shqipërinë, pasi i shohim kufijtë shqiptarë gjithmonë prej Igumenicës. Ndihemi mirë që erdhëm në Shqipëri, kjo është pozitive për ne edhe pse po të kishim zgjedhur Bullgarinë ndoshta do ishim në Greqi në këto momente.”
Burimi: top-channel.tv