Futbollisti i Ajaksit Abdelhak Nuri, pësoi infarkt gjatë një ndeshje miqësore në 8 korrik të vitit 2017 kundër Verder Bremenit, ku ra në fushë pas problemeve të mëdha në zemër. Pas 5 ditësh, ai ra në koma dhe vetëm më 27 mars të këtij viti u bë e mundur të zgjohet.
Nuri ka qenë një nga miqtë më të mirë të yllit tjetër të Ajaksit, Hakim Zijeh, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se e përjetoi keq atë moment kur nuk mund të kishte në dhomat e zhveshjes shokun e tij.
Megjithatë Zijeh ka treguar për gjestin e veçantë që bëri Ajaksi, në mënyrë që ai ta ndjente gjithmonë afër Nurin.
“Ajo që i ndodhi Nurit kishte një ndikim shumë të madh edhe te mua. Unë gjithmonë qëndroja afër më të në dhomat e zhveshjes. Kur ai pësoi atë goditje, unë duhet të qëndroja pa atë në dhomat e zhveshjes, diçka që ishte shumë e vështirë për mua.
Megjithatë ne vendosëm të mbajmë vendin e tij të lirë gjithmonë. Për një vit xhaketa e tij qëndroi atje për të na kujtuar se ai është gjithmonë me ne. Kjo më bëri të ndjehesha afër tij, duke parë xhaketën e tij e ndjeja se ai ishte brenda meje.”, u shpreh Zijeh.