27 vjeçari me iniciale Y.M., i cili u përplas me makinë mëngjesin e sotëm teksa lëvizte me biçikletë, ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë.
Përplasja i shkaktoi dëmtime të shumta të riut dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve në spitalin e Traumës në kryeqytet, nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.