Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur brenda një makinë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në ishullin Rodos te marten. Vetëm dy dite më pas policia vendase bëri të ditur se trupi i gjetur krejtësisht i djegur në makinë i përkiste një shtetasi shqiptar.
Ai është 56 vjec, i martuar dhe babai i nje vajze. Shqiptari është djegur brenda makinës tip Hyundai.
Ndonëse nuk kanë dhënë emrin, autoritetet thanë se shqiptari është identifikuar pikërisht nga targat e makinës.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një akt kriminal apo ai ka djegur veten.