U arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve, Gjykata liron biznesmenin Petrit Syla – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Gjykata e Apelit ka liruar ditën e sotme administratorin e ‘Skela Syla’, Petrit Syla. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën “arrest me burg” për biznesmenin, i dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Ai ra në pranga pas vdekjes së dy punëtorëve më 16 gusht. Ata po punonin në një pallat kur u rrëzuan nga skela.
Ndërkaq, avokati i tij mbrojtës, Mirash Ndoci e apeloi vendimin me arsyetimin se ndalimi i Petrit Sylës ishte i paligjshëm dhe se përgjegjësia për ngjarjen në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, nuk bie mbi administratorin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu