Turqia mund Shqiperine ne minutat e fundit, Manaj humb rastet – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Turqia e ka mposhtur Shqipërinë, me rezultat 1-0, në Stamboll, në kuadër të Grupit H për kualifikueset e EURO 2020. Turqit kanë fituar në minutat e fundit ndeshjes, pasi shfrytëzuan një gabim trashanik te portierit Strakosha. Përballja karakterizuar me iniciativën e skuadrës shqiptare e cila kishte rastet më të mira për gola, sidomos në pjesën e dytë të lojës me ane te Manajt qe shperdoroi dy dalje vetem per vetem me portierin. 45-minuteshi i parë ka kaluar më dominim e turqve, të cilët bën më shumë presion drejt portës së kuqezinjve, derisa këta të fundit më kundërsulme provonin të rrezikojnë portën e turqve, madje, ishte Rey Manaj, i cili në finish të kësaj pjesë, rrezikoi portën e skuadrës turke. Duhet cekur se gjatë pjesëlojës së parë, kishte shumë ndërprerje. Në pjesen e dyte është zhvilluar sfidë më e fortë nga të dy skuadrat. Turqit vazhduan me iniciativën e lehtë në terren, por ishte skuadra shqiptare që rrezikoi tri herë portën e turqve përmes Rej Manajt, i cili dështoi nga pozitat ideale, sidomos në rastin e parë kur pas asistimit te Roshit nuk ia doli që ta qoj topin në rrjetë. Në minutën e 90-të turqit pas gabimit të portierit shqiptar, Strakoshës, përmes Tosun shënuan golin e fitores. Pas kësaj fitore, Turqia kryeson Grupin H me 18 pikë aq sa ka edhe Franca, derisa më këtë disfate Shqipëria thuaj se humb gjasat për kualifikim në EURO 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu