Prokurori i akuzuar publikisht nga Rama kalon vettingun, Hajdarmataj del i paster

0
Gjigandi

KPK ka konfirmuar ne detyre prokurorin Besim Hajdarmataj. Vendimi eshte shpallur diten e sotme ne ora 10.00 ku KPK ka konstatuar se Hajdarmataj i ploteson kushtet per te qendruar ne detyre pas analizes qe i eshte bere ne tri kriteret e vleresimit, ate te pasurise, pastertise se figures dhe aftesise profesionale. Besim Hajdarmataj ka drejtuar prokurorine e krimeve te renda dhe muajt e fundit eshte akuzuar nga kryeministri Edi Rama dhe zyrtare te mazhorances, per shitjen e pergjimeve te dosjeve 339 dhe 184 qe lidhen me blerjen e votave ne Durres dhe ne Diber. Besim Hajdarmataj ka qene edhe njeri prej prokuroreve qe perfaqesoi akuzen ndaj ish kinistrit Saimir Tahiri duke kerkuar arrestimin e tij ne gjykate. Ne seancen paraprake tri dite me pare, KPK konstatoi se ILDKPKI, prokuroria e pergjithshme dhe DSIK kishin dorezuar raporte pozitive duke rekomanduar qendrimin ne detyre te Hajdarmatajt./lajmifundit.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu