Turizëm mes alpeve/ Lugina e Shalës, zona që po tërheq gjithmonë e më shumë turistët vendas

0
Gjigandi

Lugina e Shalës një nga destinacionet turistike me të vecanta në Shqipëri, është gati për të pritur turistet edhe sivjet, pavarësisht situatës se krijuar.

Demi i shkaktuar nga koronavirusi është i madh pasi kjo zonë rreth 70% të turisteve I ka vizitor të huaj, gjithsesi shpresat për një rikthim të normalitetit janë për ne muajt korrik dhe gusht.
Në këtë vend të izoluar, ku dëgjohen vetëm cicerimat e zogjve dhe lumi, zhurma e gjeneratoreve të trishton pasi në Shalë nuk ka ende rrjet të energjisë elektrike.
Vizitoret nuk mungojnë as në këto kushte. Dita nis shume herët dhe të parët që janë zgjuar janë ky çift nga Kanadaja dhe Spanja. Ata po bëjnë joga ndërsa ftuan të gjithë pushuesit të behen pjese e ushtrimeve.
“Ndihesh shume mirë të besh joga në natyre, sebashku në grup me të tjeret dhe duke krijuar një lidhje me malet, me pemet, me lumin. Është shume e rendesishme kjo. Në vendosem te jetojmë në Shqipëri,pasi ne e duam Shkodrën. Ka malet shume afer, ujin, malet gjithcka dhe njerëzit janë shumë të mire”.
“Unë jam nga Kanadaja dhe atje kemi shume resurse natyrore por ajo që është për tu theksuar është se Shqipëria ia ka arritur të mbaje natyren e paster. Duhet tia transmetoni kështu sic është edhe brezave pasardhes.. Ia kam sugjeruar të gjithë miqve te mi Kanadez që të vizitojnë Shqipërine. Është fantastike”.
Edhe turistet shqiptarë, sugjerojnë që këtë sezon turistik, ne të vizitojmë bukurite e Shqipërise pasi janë të shumta dhe të paeksploruara.
Bukurite e shumta natyrore, ajri i paster dhe mundesite e shumta për tu argetuar janë gjithcka cfarë të ofron kjo zonë për të kaluar disa pushime të paharrueshme. /Klodian Zhivani/

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu