Berisha: Alvini i braktisur nga nje grusht gangsteresh ne Tirane – Lajmi i Fundit

0
70
blank
Gjigandi

I ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe rastin e Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar që vazhdon të qëndrojë në kampin “Al Hol” në Siri. Sipas tij, ai është i braktisur nga një grup gangsterësh në Tiranë. “Ka qenë emigranti dixhital që solli lajmin. E kam ndjekur me shumë vëmendje. Ai është më i braktisur, nga papunësia e të atit, nga e ëma, i braktisur nga një grusht gangsterësh në Tiranë që nuk kanë fytyrë. Ka dinamikë thonë, ndërkohë që Kosova ka muaj që i ka marrë. Çdo shtet që i njeh vetes funksionet më minimale, e bën këtë veprim.  Nga Shqipëria nuk e ka lëvizur këmbën njeri. Pse qënka e mundur për Kosovën e jo për Shqipërinë. Qëndrim çnjerëzor i një shteti gangsterësh që nuk ka ndjenjën më minimale njerëzore. Duhet të qëndrojmë të gjithë pas tij”, u shpreh Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu