Turan te Galatasaray, ylli turk mund të fitojë 25 mijë euro për çdo ndeshje

0
Gjigandi

Mesfushori turk, Arda Turan, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Atletiko Madridit dhe Barcelonës, duket se është shumë pranë firmës me Galatasaray, klub ku mori famë me lojën e tij në vitet 2005-2011, duke u kthyer në një nga mesfushorët më të vlerësuar në kontinent.

Lojtari 33-vjeçar turk ka një akord parimor me ish-klubin e tij, të cilit pritet t’i bashkohet në sezonin e ri, pasi ka lënë pas problemet me drejtësinë sportive që e lanë pa luajtur prej rreth një viti.

Mediat turke raportojne se Arda Turan do të paguhet rreth 25.790 euro për ndeshje, në mënyrë që të djerësijë për të fituar para nga Gallatasaraj, më pak se 1 milion euro në vit rrogë.

Por atij do t’i caktohet një bonus i majmë nëse në fund të edicionit, do të ngrejë lart trofeun e kampionit të Turqisë me Galatasaray. Nëse realizohet, në llogarinë e Turan do të derdhet edhe gjysmë milioni euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu