Hapet merkatoja në Francë, PSG nis negociatat me lojtarët pa kontratë

0
Gjigandi

Në Francë u vendos herët ndërprerja përfundimtare e sezonit 2019-2020 dhe ndryshe nga ligat e tjera të mëdha europiane, “transalpinët” nuk janë rikthyer të nisin stërvitjen, pasi do të bëjnë këtë prej datës 20 qershor, kur pritet të nisin përgatitjet për sezonin e ri.

Pikërisht për këtë arsye, që prej ditës së hënë në Francë do të hapet edhe merkatoja, por momentalisht do të lejohen vetëm transferimet brenda klubeve franceze, pasi në nivel ndërkombëtar do të duhet të priten datat e UEFA-s dhe FIFA-s.

Klubi i Paris Saint Germain është i pari që ka nisur të lëvizë, pasi dy prej elementëve thelbësorë të sezoneve të fundit, Thiago Silva dhe Edinson Cavani kanë përfunduar tashmë obligimet e tyre ndaj klubit kryeqytetas.

Por PSG do të angazhohet në gusht në Ligën e Kampionëve dhe po provon të ruajë boshtin e skuadrës, për të shkuar sa më e kompletuar, ndaj i ka ofruar Cavanit një kontratë 3-mujore, të vlefshme deri në fund të gushtit.

Sulmuesi uruguaian, që prej kohësh është shprehur se dëshiron të lërë Parisin në fund të sezonit, duket i joshur për të luajtur Championsin në gusht dhe ka dhënë miratimin për një kontratë të re.

RonaTyra

Cavani kërkohet nga Interi, Atletico e Madridit dhe klube të tjera europiane, por në asnjërën prej tyre nuk mund të luajë para muajit shtator, ndaj ka zgjedhur qëndrimin në kryeqytetin francez deri në përfundim të aktiviteteve të sezonit 2019-2020.

Më ndryshe është situata me mbrojtësin brazilian Thiago Silva, që nuk preferon një kontratë 3-mujore, por të paktën edhe për një sezon tjetër, ndaj palët janë ende larg marrëveshjes, pasi PSG nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm.

Negociatat vijojnë nde mes palëve, por mbrojtësi brazilian e ka bërë të qartë se nëse nuk do të ketë një marrëveshje brenda qershorit, do të nisë pushimet për t’u rikthyer vetëm në shtator, me gjasë në kampionatin italian, ku nuk përjashtohet veshja sërish me fanellën e Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu