Mediat angleze raportojnë se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dhe bashkëshortja e tij, Sissi, po shkurorëzohen pas martesës 13 vjeçare.
Gruaja e 48-vjeçarit në javën e kaluar ka bërë kërkesë për shkurorëzim, ndërsa çifti kanë qenë të martuar nga viti 2009 dhe janë prindër të dy vajzave, Emma dhe Kim.
Strategu gjerman mori drejtimin e Bluve në fillim të vitit të kaluar, ndërsa Sissi Tuchel iu bashkua në Angli në muajin gusht.
(Foto: Focus Online)
“Sissi dhe Thomas janë përpjekur ta shmangin divorcin, mirëpo në fund nuk kishte mënyrë tjetër”, ka thënë një burim për
Daily Mail
.
Për të qëndruar pranë fëmijëve dhe për pasur të drejtën e një pjesë të pasurisë pas shkurorëzimit eventual, Sissi para disa vitesh e la punën si gazetare në
Suddeutsche Zeitung
.
Tuchel aktualisht përfiton shtatë milionë funte në vit (8.3 milionë euro) nga puna si trajner i Chelseat, ndërsa me rastin e divorcit, bashkëshortja e tij pritet të përfitojë gjysmën e asaj shume. /
abc24.al
/
(Foto: Pool/AFP)