Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj reagimeve të ashpra pas përdorimit të fjalës “linçim” në një postim në rrjetin social Twitter.
Presidenti Trump mbrojti përdorimin e këtij termi, duke argumentuar se demokratët dhe shumë njerëz e kanë përdorur fjalën ndër vite.
Republikani iu përgjigj reagimeve para se të nisej për në Karolinën e Jugut.
Në një postim në Twitter këtë javë, presidenti e krahasoi me ‘linçim’ hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, duke marrë kritika nga demokratët dhe disa republikanë.