“Djali juaj sheh teksa ne …”/ Yjet e pornografisë pjesë e reklamës së qeverisë në Zelandën e Re (VIDEO)

0
Gjigandi

Zelanda e Re ka lancuar një fushatë tepër të çuditshme reklamimi për të inkurajuar prindërit që të kenë një bisedë të sinqertë me fëmijët e tyre rreth marrëdhënieve seksuale!

Në reklamë shfaqen 2 yje të pornografisë të cilët trokasin në shtëpinë e një djaloshi pa lajmëruar për të njoftuar nënën e tij se fëmija i saj ka vëzhguar në internet filma për të rritur.
Ky klip është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t’i detyruar prindërit të flasin me fëmijët e tyre rreth marrëdhënieve seksuale në jetën reale dhe rëndësinë e marrëdhënies intime me partnerin.
Dy të rinj nga një film porno me emrin Sue dhe Derek mbërrijnë në pragun e shtëpisë së një djali, krejtësisht të zhveshur.
Dyshja i tregojnë nënës së djaloshit se ai shikon filmat e tyre në laptopin e tij, në iphonen e saj, apo edhe në Playstation.
“Ne normalisht performojmë për të rritur, por djali juaj është vetëm një fëmijë”, thotë Sue. “Ai mund të mos e di se si funksionojnë marrëdhëniet seksuale në jetë reale”, shton ajo më tej.
Reklama ka një mesazh të qartë dhe tepër serioz për prindërit, se si duhet të mbështesin fëmijët e tyre kur bëhen kuriozë për marrëdhëniet seksuale.
Reklama ka si qëllim të inkurajoj prindërit të kenë biseda të hapura dhe të ndershme me fëmijët e tyre dhe se si ndryshon ajo çka shohin në internet nga marrëdhëniet e vërteta.
Në faqen e internetit të qeverisë jepen këshilla të mëtejshme se si prindërit mund të flasin apo të nisin një temë kaq të ndjeshme më fëmijët e tyre adoleshentë, shkruan Daily Mail.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu