Vilson Tafçiu 28-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks.
TIRANE- Vilson Tafçiu 28-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person që është larguar në drejtim të paditur.
Mësohet se viktima i cili njihej edhe me mbiemrin Noka ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në burg për 8 muaj dhe ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.