Gati gjysma e njerëzve nuk e kuptojnë se shikimi i tyre po ndryshon për shkak të mënyrës se si truri përshtatet.
Për fat të mirë, këshilla të reja të mbështetura nga shkenca mund t’i mbajnë sytë tuaj të mprehtë.
Bëni këtë para se të laheni
Një mashtrim i thjeshtë për të mbrojtur shikimin: Nxirrni lentet e kontaktit para se të lani fytyrën ose të bëni dush.
Pse? Disa ameba mund të jetojë në ujin e çezmës dhe mund të bllokojnë lentet, kështu duke dëmtuar kornenë në proces – shpjegon James Stringham, një shkencëtar hulumtues
Bëni një vizitë mjekësore
Hulumtimi i ri universitar zbulon se 60 për qind e njerëzve mbi 70 vjeç kanë recetë të gabuar dhe shumë prej tyre as nuk e dinë atë. “Shumë prej strukturave të syve ndryshojnë me moshën”, thotë Stringham.
“Pra, ekzaminimet e rregullta të syve janë absolutisht thelbësore për zbulimin e ndryshimeve që nënvizojnë çdo humbje të shikimit dhe zbulimi i hershëm është gjithmonë më i mirë. Në fakt, pas 50-vjetorit të lindjes, duhet të vizitoni mjekun e syrit një herë në vit”, ka deklaruar ai.
Hani çokollatë
Lajme të ëmbla! Një studim i fundit i botuar në JAMA Ophthalmology zbuloi se pjesëmarrësit që hanin një katror çokollatë kishin vizion më të mirë brenda dy orësh.
Këshillë: Zgjidhni çokollatën e errët me 72 për qind kakao.